DYLON

Doli nga shtypi numri 17 i Revistës Letrare- Kulturore “Nositi”

Doli nga shtypi numri 17 i Revistës Letrare- Kulturore “Nositi”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Klubit Letrar” Nositi”- në Dardanë, doli nga shtypi nr. 17 i Revistës Letrare- Kulturore “Nositi”.

Ballina e revistës mbanë një pikturë me motiv nga fshati të piktorit të madh të kësaj ane Adem Kastratit.

EkoHigjiena

Brenda kopertinave të kësaj reviste, mund të lexohen punimet nga konkursi letrar i manifestimit letrar “Lulëkuqet e prillit” 2021, si në poezi ashtu edhe në prozë.

Më pastaj me shkrimet e veta paraqiten krijues dhe kritik letrar,profesorë e punëtorë shkencorë si: Prof. Dr. Hysen Matoshi, Prend Buzhala, Hyqmet B. Hasko, Nexhat Rexha, prof. Dr.Adem Zejnullahu, Kismete Hyseni, Valon Shkodra, Sinan Sadiku, Prof. dr. Faton Krasniqi, Sylejman Morina e të tjerë.

Botimi i këtij numri të revistës u mbështet financiarisht nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në kuadër të mbështetjes së Manifestimit” Lulëkuqet e Prillit” 2021. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.