DYLON

Doli nga shtypi Monografia “Zhvillimi i gjëzakuptimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani

Doli nga shtypi Monografia “Zhvillimi i gjëzakuptimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani
Avatar photo Redaksia

Doli nga shtypi Monografia e SHE “Ndre Mjeda” (1980-2026) – Zhvillimi i gjëzakuptimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani

Botoi Drita Press, Prishtinë, faqe 196.

EkoHigjiena

Kjo monografi , për herë parë, përshkruan rrugëtimin 46 vjeçar të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda“ e Gjilanit dhe të revistës për gjëzakuptim –enigmatikë „HORIZONTI“, autorit Z.V.Hasani, njëri ndër themeluesit e Shoqatës dhe ideator i revistës së parë shqiptare për këtë lëmi , krijimtari specifike, të definuar si Arti i Dhjetë.

Recension për monografinë “Zhvillimi i gjëzakupimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)” –

Nga: Xhevat Ruhani, kryemjeshtër i enigmatikës

Si në çdo fushë të jetës dhe të punës së një njeriu apo të një grupi njerëzish të bashkuar rreth një projekti a kauze, edhe kjo monografi e autorit Zijadin V. Hasani lidhet me një fushë specifike – enigmatikën. Ajo ngërthen angazhimin e autorit dhe veprimtarinë e tij në këtë fushë të veçantë kulturore dhe intelektuale.

Autori nuk është vetëm një enigmat i dalluar, por edhe themelues i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan. Në këtë monografi ai pasqyron veprimtarinë e zhvilluar në nivel lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar, të ilustruar me fotografi dhe materiale përkatëse dokumentare.

Kontributi i tij në fushën e enigmatikës është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm në krijimin e gjëzave, por edhe në organizimin, zhvillimin dhe popullarizimin e kësaj veprimtarie. Kulmin e këtij angazhimi e përbën dalja në dritë e revistës së parë në gjuhën shqipe me gjëza, “Horizonti” (Gjilan, 1981), e cila mblodhi rreth vetes emra të njohur të enigmatikës shqiptare.

Me këtë vepër, Zijadin V. Hasani lë gjurmë të rëndësishme edhe si historian i kësaj fushe, duke kontribuar në dokumentimin e një periudhe të gjatë 46-vjeçare të veprimtarisë enigmatike.

Monografia vlerësohet si një përmbledhje e strukturuar dhe e dokumentuar e aktivitetit të Shoqatës “Ndre Mjeda”, duke evidentuar rolin e autorit si organizator, krijues dhe studiues të kësaj fushe, dhe si e tillë mund t’u rekomandohet lexuesve dhe studiuesve të interesuar.

Në përgjithësi, kjo vepër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kulturore të enigmatikës shqiptare dhe mund të konsiderohet një referencë e vlefshme për brezat e ardhshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.