DYLON

Doli nga shtypi Monografia “Zhvillimi i gjëakupimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani

Doli nga shtypi Monografia “Zhvillimi i gjëakupimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani
Avatar photo Redaksia

Doli nga shtypi Monografia e SHE “Ndre Mjeda” (1980-2026) – Zhvillimi i gjëakupimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)”) me autor Zijadin v. Hasani

Botoi Drita Press, Prishtinë, faqe 196.

EkoHigjiena

Kjo monografi , për herë parë, përshkruan rrugëtimin 46 vjeçar të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda“ e Gjilanit dhe të revistës për gjëzakuptim –enigmatikë „HORIZONTI“, autorit Z.V.Hasani, njëri ndër themeluesit e Shoqatës dhe ideator i revistës së parë shqiptare për këtë lëmi , krijimtari specifike, të definuar si Arti i Dhjetë.

Recension për monografinë “Zhvillimi i gjëakupimit (enigmatikës) shqiptare (1980–2026)” –

Nga: Xhevat Ruhani, kryemjeshtër i enigmatikës

Si në çdo fushë të jetës dhe të punës së një njeriu apo të një grupi njerëzish të bashkuar rreth një projekti a kauze, edhe kjo monografi e autorit Zijadin V. Hasani lidhet me një fushë specifike – enigmatikën. Ajo ngërthen angazhimin e autorit dhe veprimtarinë e tij në këtë fushë të veçantë kulturore dhe intelektuale.

Autori nuk është vetëm një enigmat i dalluar, por edhe themelues i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan. Në këtë monografi ai pasqyron veprimtarinë e zhvilluar në nivel lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar, të ilustruar me fotografi dhe materiale përkatëse dokumentare.

Kontributi i tij në fushën e enigmatikës është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm në krijimin e gjëzave, por edhe në organizimin, zhvillimin dhe popullarizimin e kësaj veprimtarie. Kulmin e këtij angazhimi e përbën dalja në dritë e revistës së parë në gjuhën shqipe me gjëza, “Horizonti” (Gjilan, 1981), e cila mblodhi rreth vetes emra të njohur të enigmatikës shqiptare.

Me këtë vepër, Zijadin V. Hasani lë gjurmë të rëndësishme edhe si historian i kësaj fushe, duke kontribuar në dokumentimin e një periudhe të gjatë 46-vjeçare të veprimtarisë enigmatike.

Monografia vlerësohet si një përmbledhje e strukturuar dhe e dokumentuar e aktivitetit të Shoqatës “Ndre Mjeda”, duke evidentuar rolin e autorit si organizator, krijues dhe studiues të kësaj fushe, dhe si e tillë mund t’u rekomandohet lexuesve dhe studiuesve të interesuar.

Në përgjithësi, kjo vepër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kulturore të enigmatikës shqiptare dhe mund të konsiderohet një referencë e vlefshme për brezat e ardhshëm.  /2LONLINE/