DYLON

Doli nga shtypi libri “Vorbullitë” i autorit Shefik Shkodra

Doli nga shtypi libri “Vorbullitë” i autorit Shefik Shkodra
Avatar photo Redaksia

Doli nga shtypi libri “Vorbullitë” i autorit Shefik Shkodra. Një libër, i cili trajton ecurinë e jetës së njeriut ka parë dritën, libër i cili pasuron arealin letrar shqiptar, i shkruar me përkushtim, nga autori Shefik Shkodra, i cili tashmë ka bërë emër në letrat shqipe, shkruan kryelajmi.com.

Shefik Shkodra gjithnjë ka ditur të sjellë befasi për lexuesit, ai në veprat e tija punon gjatë, i shtjellon ato me gjuhë të pasur letrare, me figura e gjetje të duhura, andaj edhe në librin  më të ri “Vorbullitë”  autori Shefik Shkodra ka punuar mbi 2 vite e gjysmë, duke e ndërtuar atë në  tetë cikle, të shtrirë në 134 faqe, me redaktor Mehmetali Rexhepin.

EkoHigjiena

Në këtë libër, në mënyrë reflektive trajtohen ecuritë e jetës së një njeriu. Ai librin e nis me prologun për historinë, “Hiostori në parantezë”, e cila shprehet shumë shkurt nëpërmjet dy poemave “Dashuri e pakufizuar” dhe “Rrëfenjë për brutalitetin” dhe vazhdon me ciklin “Variacione nëpër kohë”, ciklin “Në strehën e vet”, “Të rëndomta e mistike”, “Prekje e djegie të furishme”, “Pyllit të vetmisë”, “Tundje kllapie” dhe përfundon me ciklin e epilogut  “Nëpër gjarpërimin e shtigjeve”, ku autori Shefik Shkodra me shije të lartë artistike nëpërmjet krijimeve të tija paraqet një jetë të njeriut në ecje të pandërprera, duke e përjetuar të hidhurën dhe dashurinë për jetë.

Ky libër është në vazhdën e shumë të tillëve që autori Shefi Shkodra  i ka botuar deri më tashti siç janë veprat letrare e publicistike: “Albania e Konicës – Pergamenë shqiptare”, “Shtjella”, “Erëverë”, “Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi (monografi)”, “Ëndrra shekullore dhe fantazmat”, “Zjarri poetik”, “Adhuruesit e kulturës evropiane”, “Aureolë e përhitur”, “Këndime për Dardaninë” dhe “Ushtima e Lumishtës”. Shefik Shkodra ka botuar edhe disa libra në bashkautorësi si “Bamirësia”, “Flakërimë” e “Agurrona”, kurse ai merret edhe me kritikë letrare e kulturore, duke botuar me qindra artikuj publicistikë nga ngjarjet e ndryshme politike në Kosovë, shkruan kryelajmi.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.