DYLON

Doli nga shtypi libri “Tekstet mësimore të shkollës së parë shqipe në Stubëll – Këndimet dhe Numëratoret”

Doli nga shtypi libri “Tekstet mësimore të shkollës së parë shqipe në Stubëll – Këndimet dhe Numëratoret”
Avatar photo Redaksia

Ka dalë nga shtypi libri më i ri studimor me titull “Tekstet mësimore të shkollës së parë shqipe në Stubëll – Këndimet dhe Numëratoret”, me bashkautorë Prof. Sarë Gjergji dhe Prof. Habib Rexhepi.

Postimi i plotë i Sarë Gjergjit

EkoHigjiena

***

Me kënaqësi paraqes botimin më të ri, “Tekstet mësimore të shkollës së parë shqipe në Stubëll – Këndimet dhe Numëratoret”, të realizuar në bashkautorësi me kolegun tim në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. Habib Rexhepi, profesor i matematikës.

Ky botim është rezultat i një pune të përbashkët kërkimore dhe i interesimit për historinë e arsimit shqip, veçanërisht për trashëgiminë arsimore të Stubllës. Në qendër të tij janë seritë e teksteve mësimore – “Këndimet” dhe “Numëratoret”, të trajtuara si dëshmi të rëndësishme të kulturës shkollore, të gjuhës, të përmbajtjeve mësimore dhe të mënyrës së organizimit të mësimit në shkollën e parë shqipe në Kosovë, në Stubëll.

Bashkëpunimi ynë ka mundësuar që këto tekste të trajtohen nga këndvështrime plotësuese: këndvështrimi gjuhësor, letrar e pedagogjik, si dhe ai matematikor e didaktik, duke synuar një paraqitje sa më të plotë të vlerës së tyre historike dhe arsimore.

Përmes këtij botimi kemi synuar jo vetëm të sjellim në vëmendje tekste me rëndësi për historinë e shkollës shqipe, por edhe të kontribuojmë në ruajtjen, studimin dhe afirmimin e një pjese të çmuar të trashëgimisë kulturore dhe arsimore shqiptare.

Një falënderim i veçantë i takon Prof. Emeritus Merxhan Avdyli, redaktor i këtij botimi, për kujdesin profesional, vërejtjet e çmuara dhe kontributin e tij në përgatitjen përfundimtare të veprës.

Sarë Gjergji & Habib Rexhepi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.