DYLON

Doli nga shtypi libri me poezi për fëmijë, “Ëndrra që më dha gëzim” i autorit Bilall Maliqi

Doli nga shtypi libri me poezi për fëmijë, “Ëndrra që më dha gëzim” i autorit Bilall Maliqi
Avatar photo Redaksia

Doli nga shtypi libri me poezi për fëmijë, me titull “Ëndrra që më dha gëzim” me autor Bilall Maliqi nga Presheva.

Brendia e librit shoqërohet me poezi të ndryshme, të cilat janë të ligjerimit poetik për fëmijë. Në vargjet e poezive të librit gjejmë një larushi tematike dhe poezitë janë të kapshme për imagjinatën e fëmijëve.

Autori i librit ka falënderuar redaktorin e librit, shkrimtarin Mexhid Mehmeti, recensentin, shkrimtarin Avdi Shala dhe redaktorin gjuhësor Mr. Eroll Sejdiu, po ashtu e falënderon edhe stafin e mrekullueshëm të shtypshkronjës “Lena Grafik” në Prishtinë me pronarin, Hajdar Fejzullahu.

EkoHigjiena

Maliqi ka falënderuar edhe ndërmarrjen private “Granit Stone” në Preshevë i cili pjesërisht ia hoqi harxhimet e librit.

Bibliotekat si dhe lexuesit e vegjël do ta kenë në duart e tyre këtë libër tërheqës për lexim dhe se në poezitë e këtij libri secili lexues ndoshta do ta gjejë vendin brenda vargjeve poetike.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.