DYLON

Doli libri me poemtha i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi: “Hirësi e flluskuar”

Doli libri me poemtha i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi: “Hirësi e flluskuar”
Avatar photo Redaksia

Pas dy dhjetëvjetorësh, më 11 nëntor 2017, përmes shtëpisë botuese “SOGJETIME”, redaktuar nga letrari Shefik Shkodra dhe recensuesit: Sherafedin Kadriu, Nuri Plaku e Sarë Gjergji, doli nga shtypi, vëllimi poetik i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi, titulluar “HIRËSI E FLLUSKUAR”

Ky vëllim me poemtha i shtohet njërës nga veprimtaritë kulturore “ Vjeshta poetike e Gjilanit”, e cila kësaj radhe do ta nderojë dhe shpalojë shumanshëm portretin letrar të Mehmetali Rexhepit.

“Portreti letrar i Mehmetali Rexhepit”, do të mbahet në kuadër të kësaj veprimtarie në Gjilan, të shtunën, më 18 nëntor 2017.

EkoHigjiena

Autori falënderon zëshëm sponzoruesin e këtij libri…, si dhe redaktorin, recensuesit, mikun tim, Hysen Këqikun për faqosjen e librit, dhe krye-organizatorin e “Vjeshtës poetike…” Sabit Rrustemin!

Po ashtu, autori falënderon ligjëruesit e çmuar: Prend Ndue Buzhala, Prof. Dr. Hysen Matoshi, Mr. Sherafedin Kadriu, Nexhat Rexha dhe Sarë Gjergji. Gjithsesi, mirënjohja e respekti nuk do të mungojë për pikturën e ballinës së librit, të dhuruar nga piktori i talentuar Ramadan Arifi!

Një falënderim e meriton drejtuesi i shtypshkronjës në Prishtinë,”Star Print” Florim Ahmeti, si dhe stafi i tij i shtypshkronjës për punën e kryer me profesionalizëm e korrektësi!

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.