DYLON

Doktorët paralajmërojnë duhanpirësit “part time”

Avatar photo Redaksia

Të qenurit duhanpirës ‘socialë’ ju bën tri herë më shumë të rrezikur nga sëmundjet e zemrës, paralajmërojnë doktorët. Vetëm një cigare në ditë mund të trefishojë rrezikun në krahasim me njerëzit që nuk kanë tymosur kurrë, thotë Fondacioni britanik i Zemrës (BHF).

Ata thonë se hulumtimi duhet të jetë një paralajmërim për 1.1 milion duhanpirësit “part time” (me kohë të pjesshme) në Britaninë e Madhe që janë duke “bërë shaka “ me shëndetin e tyre. Kërkuesit shkencorë gjetën se pirja e duhanit nga një deri në katër cigare në ditë rrit ndjeshëm normën e sëmundjeve të zemrës, dhe vdekjen nga të gjitha shkaqet.

EkoHigjiena

Normat e prekjes nga kanceri i mushkërive gjithashtu ngrihet ndjeshëm tek gratë që ishin duhanpirëse e të paktën një cigareje në ditë, thotë kërkimi i BHB-së.

Megjithatë, vetëm një e katërta e duhanpirësve me kohë të pjesshme janë të shqetësuar për dëmtimin e shëndetit të tyre, duke e kaluar një mesatare prej 37 cigare në javë.

Dr Mike Knapton, drejtor mjekësor i BHF-së, tha se ky hulumtim tregon se shumë duhanpirës me kohë të pjesshme dhe ata socialë vazhdojnë të pijnë duhan mjaftueshëm duke vënë çdo javë jetën e tyre në rrezik.

“Ne kemi nevojë për njerëz që përballen me rrezikun e vdekjes, e cila shkaktohet nga pirja e duhanit me kohë të pjesshme dhe të plotë. ‘Nuk ka nivel të sigurt për pirjen e duhanit – prova është e qartë – dhe unë u habita nga ky efekt”, përfundon Dr Mike Knapton./BS/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.