DYLON

Doganierët zbulojnë 42 mijë euro të fshehura në çorape

Avatar photo Redaksia

Doganierët e Maqedonisë gjatë kontrollit të një shtetasi në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë kanë zbuluar 42 mijë euro të palajmëruara, të fshehura në çorapet e tij.

Shetatasi i Maqedonisë i  shoqëruar nga një bashkudhëtar tjetër i ka bërë të ditur doganierëve se nuk ka asgjë për të lajmëruar në dalje të tij për në Serbi.

EkoHigjiena

Por, pas dyshimeve nga ana e doganierëve, është urdhëruar kontrollimi i tij. Gjatë kontrollit u zbulua se në çorape kishte fshehur 42 mijë euro, transmeton ina.

Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer vetëm 2 mijë euro, ndërsa janë mbajtur 40 mijë euro.

Ndalesa e parave është bërë për shkak se ato nuk janë lajmëruar në organet e doganës në përputhje me rregullat ligjore dhe se ndaj rastit ka nisur procedurë hetimore

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.