DYLON

Dogana zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare që aplikohen gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave

Dogana zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare që aplikohen gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare që aplikohen në Republikën e Kosovës gjatë importit, eksportit dhe transitit të mallrave.

Sanksionet ndërkombëtare kanë për qëllim parandalimin e transaksioneve dhe qarkullimit të mallrave që mund të jenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe obligimet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në këtë kuadër, Dogana e Kosovës kryen analiza të riskut, kontrolle të mallrave, subjekteve dhe transaksioneve, si dhe ndërmerr masat e nevojshme kur identifikohen raste që mund të lidhen me shkeljen ose shmangien e sanksioneve.

Zbatimi i sanksioneve përfshin, ndër të tjera, regjimet e sanksioneve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe akte të tjera ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Për më shumë informacion mbi sanksionet dhe masat kufizuese, vizitoni faqen zyrtare të Doganës së Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.