DYLON

Dogana sekuestron sasi barnash pa banderola RKS

Dogana sekuestron sasi barnash pa banderola RKS
Avatar photo Redaksia

“Bazuar në një informatë zyrtare, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve, kanë realizuar kontroll në një subjekt farmaceutik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e tualetit të lokalit është zbuluar një hapësirë e modifikuar, në të cilën ishin fshehur 2,161 pako barnash pa dokumentacion mbulues dhe pa banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

EkoHigjiena

Me autorizim të prokurorit kompetent, kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin. Gjatë kontrollit të bodrumit dhe pjesëve të tjera të objektit janë zbuluar edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.

Në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash.

Malli i zbuluar në subjektin farmaceutik dhe në shtëpinë e banimit është sekuestruar dhe evidentuar në dokumentacionin përkatës, së bashku me specifikacionet e sasive dhe emërtimet e barnave.

Vlera dhe detyrimet e përllogaritura janë:

* Në subjektin farmaceutik: vlera doganore 15,112.84 euro;

* Në shtëpinë e banimit: vlera doganore 5,633.10 euro .

Vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar është 20,745.94 euro.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm të barnave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, konkurrencës së ndershme dhe interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.