DYLON

Dogana: Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë

Dogana: Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative dhe pas marrjes së autorizimit për ndërmarrjen e veprimeve nga Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë realizuar një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro, njofton Dogana e Kosovës.

EkoHigjiena

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të tilla, njofton Dogana e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.