DYLON

Dogana: Pikëkalimi Kufitar i Mendares është i pajisur me teknologji moderne të kontrollit

Dogana: Pikëkalimi Kufitar i Mendares është i pajisur me teknologji moderne të kontrollit
Redaksia

“Zyrtarët e Doganës së Kosovës janë të angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit, duke realizuar kontrolle doganore në hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës. Kontrollet zhvillohen në përputhje me procedurat ligjore dhe bazuar në vlerësimin e riskut, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e mallrave të padeklaruara, mallrave të ndaluara apo të kufizuara, kontrabandës dhe shkeljeve të tjera doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Për realizimin e kontrolleve sa më efikase, Pikëkalimi Kufitar i Mendares është i pajisur me teknologji moderne të kontrollit, ku përfshihen:

EkoHigjiena

-Skaneri RAPISCAN, i cili mundëson skanimin dhe ekzaminimin e automjeteve të udhëtarëve, autobusëve dhe automjeteve të transportit të mallrave, duke ndihmuar në identifikimin e parregullsive dhe mallrave të fshehura.

-Skaneri për valixhet e udhëtarëve, i cili mundëson kontrollin e bagazheve dhe identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt i kufizimeve apo deklarimit doganor.

Përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike, në kombinim me profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve doganorë, kontribuon në forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e qarkullimit të rregullt të udhëtarëve dhe mallrave.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për kontrolle efikase, zbatim të ligjit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sigurisë së vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.