DYLON

Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara

Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

Prishtinë, 27 gusht 2025 – Sot, në Pikëkalimin Kufitar Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ me fokus në kontrolla të detajuara.

Gjatë këtij operacioni është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar:

EkoHigjiena

• 27,5 kg duhan i grirë, i dyshuar për kontrabandë;

• 126 palë trenerka me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si produkte të falsifikuara.

Dogana e Kosovës thekson se përmes Njësive Antikontrabandë do të vazhdojë me kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare dhe brenda territorit të vendit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e paligjshme dhe produktet e falsifikuara. /2LONLINE/