DYLON

Dogana parandalon katër raste të tentim kontrabandës

Dogana parandalon katër raste të tentim kontrabandës
Avatar photo Redaksia

Njësitë e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës, të mbështetura nga Policia e Kosovës, kanë organizuar ndalesa rrugore dhe kontrolle në lokacione të dyshimta në pjesën veriore respektivisht në afërsi të Zubin Potokut. Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta (3 dhe 4 shkurt) të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është arritur zbulimi i katër rasteve me mallra të kontrabanduara, si dhe është sekuestruar malli si në vijim:

• Birra 30 pako x 24 copë,

EkoHigjiena

• Majonez– 7 pako x 12 cope x 500ml,

• 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar (Origjina Serbi).

• Pije joalkoolike– 150 komplete x 24 cope x 0.33 litra (Origjina Serbi)

• Pije joalkoolike– 202 komplete x 24 cope x 250 ml

• Automjet transportues IVECO me targa të huaja/i pazhdoganuar

Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.