DYLON

Dogana parandalon futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”

Dogana parandalon futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”
Avatar photo Redaksia

Më 18 gusht 2026, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë zbatimit të procedurave të kontrollit, kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara dhe të fshehura.

Gjatë kontrollit janë gjetur 12,570 euro dhe 5,900 franga zvicerane, me kundërvlerë të përgjithshme prej 18,841.74 euro, sipas kursit të këmbimit të datës së kontrollit.

EkoHigjiena

Mjetet monetare janë ndaluar dhe evidentuar sipas procedurave përkatëse, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës është i obliguar të deklarojë mjetet monetare, instrumentet e negociueshme ose metalet dhe gurët e çmuar kur vlera e tyre arrin apo tejkalon shumën prej 10,000 euro, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.