DYLON

Dogana: Parandalohet shmangia e detyrimeve doganore në vlerë 37.800 euro

Dogana: Parandalohet shmangia e detyrimeve doganore në vlerë 37.800 euro
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit të një importi, kanë identifikuar parregullsi në deklarimin dhe përshkrimin e mallit.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe gjendjes faktike të mallit, deklaruesi kishte deklaruar se bëhej fjalë për makineri të përdorura, ndërsa çmimi i blerjes ishte deklaruar mbi bazën e kësaj karakteristike.

EkoHigjiena

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të tabelave identifikuese të makinerive, zyrtari doganor ka konstatuar se makineritë ishin të vitit 2026, duke evidentuar mospërputhje ndërmjet të dhënave të deklaruara dhe gjendjes faktike të mallit.

Si rezultat i këtyre konstatimeve, është identifikuar një shmangie e detyrimeve doganore në vlerë prej 37,800 euro.

Në bazë të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 08/L-247, rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe në parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore. Kontrollet dhe verifikimet e deklarimeve synojnë të sigurojnë deklarim të saktë të mallrave, zbatim të legjislacionit në fuqi dhe konkurrencë të drejtë në treg.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve dhe masave për parandalimin e evazionit fiskal dhe të deklarimeve të pasakta, në funksion të mbrojtjes së të hyrave publike dhe zbatimit të ligjit, thuhet në fund të njoftimit të Doganës së Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.