DYLON

Dogana: Në Vërmicë zbulohen mallra të padeklaruara

Dogana: Në Vërmicë zbulohen mallra të padeklaruara
Avatar photo Redaksia

Në Pikë-kalimin Kufitar Vërmicë, një automjet është paraqitur për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës. Pas pyetjes nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.

Në bashkëpunim me zyrtarin policor, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, njofton Dogana e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me:

• Vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 €

• Shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 €

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.