DYLON

Dogana në bashkëpunim me Policinë parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Dogana në bashkëpunim me Policinë parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Njësia e Task-Forcës Jug, e përbërë nga zyrtarë të Doganës dhe Policisë së Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Më datë 11.09.2026, rreth orës 22:00, është vërejtur një automjet – furgon, duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti është ndaluar në magjistralen Preshevë–Gjilan.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga person shtetas i Serbisë dhe i Kosovës, është konstatuar se në furgon kishte të ngarkuara disa pako të mbushura me speca të freskët, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e tyre.

Automjeti, së bashku me mallin, është sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme ligjore.

Vlera e mallit në treg është rreth 2,000 euro, pa përfshirë detyrimet doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e kufirit doganor dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.