DYLON

Dogana ndalon tentativën  për importimin e produkteve të padeklaruara që paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve

Dogana ndalon tentativën  për importimin e produkteve të padeklaruara që paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, gjatë zbatimit të kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk.

Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar. Megjithatë, bazuar në procedurat standarde të kontrollit, zyrtarët doganorë vendosën të kryejnë kontroll të detajuar të automjetit, me ç’rast u zbuluan mallra të padeklaruara.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit u gjetën produktet në vijim:

• Elasty G PLUS (produkte për kujdes ndaj lëkurës) – 10 copë;

• Masport 500 – 20 copë.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar çdo formë të tregtisë së paligjshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.