DYLON

Dogana ndalon mallra të padeklaruara dhe që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale

Dogana ndalon mallra të padeklaruara dhe që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale
Redaksia

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

EkoHigjiena

Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimin e legjislacionit doganor, me qëllim të garantimit të një tregu të rregullt, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.