DYLON

Dogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë dhe konfiskon mallrat

Dogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë dhe konfiskon mallrat
Avatar photo Redaksia

Gjatë një aksioni të Njësive Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në pikën kufitare Hani i Elezit, është identifikuar dhe ndaluar një automjet i dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara.

Mbreme rreth orës 21:30, rreth 50 metra poshtë pikës doganore, njësitë kanë vërejtur një automjet të tipit Audi me targa të huaja pranë të cilit qëndronin disa persona. Me afrimin e doganierëve, personat janë larguar, ndërsa vozitësi me automjet ka tentuar të ikë drejt zonës malore. Pas veprimeve të shpejta të njësive, automjeti është arritur të ndalohet dhe është kontrolluar.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit janë gjetur thasë plastikë të mbushur me pako kafeje për aparat. Automjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në kalimin e vjetër kufitar, ku pas verifikimit është konstatuar se malli i gjetur, për të cilin nuk kishte dokumentacion përcjellës, përbëhej nga:

• Caffe për aparat (kapsula) – 24 paketa x 150 copë (7.2 gr secila).

I gjithë malli është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është ndërmarrë procedura ligjore sipas dispozitave në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme në vend. /2LONLINE/