DYLON

Dogana: Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Dogana: Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë
Avatar photo Redaksia

“Në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës”, njofton Dogana e Kosovës.

Mallrat përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, rreth 900 copë gjithsej, për të cilat pala nuk kishte paraqitur faturë apo ndonjë dokument tjetër përcjellës.

EkoHigjiena

Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kryerjen e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.