DYLON

Dogana largon nga puna oficerin doganor, ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Dogana largon nga puna oficerin doganor, ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Avatar photo Redaksia

“Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Dogana e Kosovës

EkoHigjiena

Njoftim për largim të oficerit doganor nga puna

Prishtinë 2 gusht 2022. Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.