DYLON

Dogana: Konfiskuam produkte higjenike të falsifikuara

Dogana: Konfiskuam produkte higjenike të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

“Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjenike të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi.

EkoHigjiena

“Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy””, thuhet tutje në njoftim.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike, përfundon komunikata e doganës së kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.