DYLON

Dogana ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Jarinje

Dogana ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Jarinje
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.

Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur personin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast përgjigjja ka qenë negative, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

EkoHigjiena

Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10,173.60 euro, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative, Për rastin në fjalë është njoftuar hetuesia e doganës përmes të cilëve është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, derisa shuma tjetër e mjeteve mbetet e ndaluar deri perfundimin e hetimeve.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës është obligim ligjor dhe mosrespektimi i këtyre dispozitave sjell pasoja administrative dhe ligjore, thuhet në fund të njoftimit të Doganës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.