DYLON

Dogana: Jemi të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së mallrave të padeklaruara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale

Dogana: Jemi të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së mallrave të padeklaruara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale
Avatar photo Redaksia

Njësitë e Doganës se Kosovës në pikën kufitare të Hanit të Elezit, gjatë një kontrolli rutinor kanë ndalur një automjet që vinte nga Maqedonia e Veriut.

“Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk kishte mall për të deklaruar. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara të llojeve të ndryshme, kryesisht adapterë me origjinë nga Kina”, njofton Dogana e Kosovës.

EkoHigjiena

Mallrat janë ndaluar përkohësisht pasi nuk ishin deklaruar në doganë.

Në total janë sekuestruar:

• 431 copë adapterë të llojeve të ndryshme me marka të mbrojtura si Samsung dhe Apple të cilat janë dërguar për verifikim pranë Sektorit për Pronësi Industriale (DPI).

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së mallrave të padeklaruara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, thuhet në njoftimin e Doganës”.  /2LONLINE/