DYLON

Dogana e Kosovës zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara

Dogana e Kosovës zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara
Redaksia

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve transportuese në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë, ka zbuluar një sasi prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

Kamioni në fjalë, i cili sipas dokumentacionit kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, është përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut. Me këtë rast, zyrtari doganor ka kërkuar që automjeti t’i nënshtrohet kontrollit me skaner dhe matjes së peshës.

EkoHigjiena

Gjatë verifikimit në peshore janë evidentuar mospërputhje në peshën e deklaruar, përkatësisht një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara. Për këtë arsye, është kërkuar kontroll më i detajuar i ngarkesës.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154,000 dollarë amerikanë.

Rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me dispozitat e Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizën.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kontrolleve efikase dhe në përdorimin e mekanizmave të menaxhimit të riskut, me qëllim parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.