DYLON

Dogana e Kosovës zbulon parregullsi në plombimin e një maune

Dogana e Kosovës zbulon parregullsi në plombimin e një maune
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë konstatuar parregullsi gjatë kontrollit të plombimit të një mauneje që transportonte mallra parciale për import.

Gjatë kryerjes së procedurave doganore, përveç verifikimit të dokumentacionit dhe harmonizimit të tij me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë për detyrë të kontrollojnë edhe vendosjen dhe sigurinë e plombave, me qëllim të garantimit të paprekshmërisë dhe identifikimit të mallrave gjatë transportit nën procedurën e transitit.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vërejtur parregullsi në sistemin e plombimit të maunes, pasi ishte konstatuar se ai mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e kërkuar të mallrave gjatë transportit.

Për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore, në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizat, për mosrespektim të rregullave që lidhen me procedurën e transitit, përfshirë dispozitat për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit dhe përdorimin e plombave të përshtatshme për sigurimin e identifikimit të tyre.

Si rezultat, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e kontrabandës, duke siguruar që procedurat doganore të zbatohen në përputhje me ligjin dhe që mallrat nën mbikëqyrjen doganore të transportohen në mënyrë të sigurt dhe të rregullt, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.