DYLON

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në fluturimin Hamburg – Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.

Gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar. Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.

EkoHigjiena

Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e paligjshme të mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.