DYLON

Dogana e Kosovës zbulon mjete monetare të padeklaruara, 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas

Dogana e Kosovës zbulon mjete monetare të padeklaruara, 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

I pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar për Doganën, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë zbuluar 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13.353,98 euro. Mjetet monetare janë konfiskuar.

Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10.000 euro apo më shumë, ose kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojë pranë Doganës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.