DYLON

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë
Redaksia

Në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave, zyrtarët doganorë kanë identifikuar parregullsi në sasinë e mallrave të deklaruara.

Bazuar në analizën e riskut, dërgesa është selektuar për kontroll fizik. Pas verifikimit të dokumentacionit përcjellës, zyrtarët doganorë kanë vazhduar me kontrollin fizik të mallrave, me qëllim të verifikimit të përputhshmërisë ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike, përfshirë përshkrimin dhe sasinë e mallrave.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit fizik janë konstatuar mospërputhje në sasinë e mallrave, përkatësisht mallra të padeklaruara, vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 10,300 euro.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, parandalimin e parregullsive doganore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.