DYLON

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 4,400 eurosh

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 4,400 eurosh
Redaksia

Dogana e Kosovës, përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, ka përzgjedhur për kontroll të detajuar një kamion që transportonte mallra të deklaruara nga operatori ekonomik.

Gjatë kontrollit të realizuar nga zyrtarët doganorë, në dërgesë janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara, të cilat i nënshtrohen kërkesave për leje përkatëse të importit, si dhe autorizimeve përkatëse për tregtimin e mallrave të akcizës.

EkoHigjiena

Mallrat e zbuluara përfshijnë:

• Prezervativë : 11,520 paketime, me nga 3 copë secila;

• Cigare elektronike : 400 copë;

Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet në rreth 4,400 euro.

Dogana e Kosovës, përmes zbatimit të mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit të riskut, vazhdon të identifikojë dhe parandalojë rastet e mosdeklarimit të mallrave, duke siguruar zbatimin e legjislacionit doganor, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe konkurrencën e drejtë në treg.

Kontrollet do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të shkeljeve dhe garantimit të respektimit të kërkesave ligjore për importin dhe qarkullimin e mallrave në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.