DYLON

Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Mallrat ishin paraqitur për zhdoganim nga importuesi dhe, bazuar në kriteret e analizës së riskut, ngarkesa është përzgjedhur për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë.

EkoHigjiena

Gjatë verifikimit dhe krahasimit të dokumentacionit me gjendjen faktike të mallit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar praninë e një sasie të padeklaruar të radarëve për sisteme kundër vjedhjes.

Sipas të dhënave nga zhdoganime të mëhershme për mallra të ngjashme, vlera e përafërt e mallit të padeklaruar vlerësohet të jetë rreth 2,050 euro, thuhet në njoftimin e Doganës.

Në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mosdeklarimi i mallit përbën kundërvajtje doganore, pasi synon shmangien ose uljen e detyrimeve të importit që parashihen me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe garantimin e konkurrencës së drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë, duke kontribuar në sigurinë dhe integritetin e tregut të Kosovës, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.