Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në një hapësirë të fshehur ë autobus
Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në një hapësirë të fshehur ë autobus
Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja. Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemn dhe 2 fustane vello, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/
