DYLON

Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në pikën kufitare në Vermicë

Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në pikën kufitare në Vermicë
Avatar photo Redaksia

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit për një dërgesë tranzit të paraqitur në pikën kufitare Vermicë, zyrtari doganor vërejti pa rregullsi në vlerën e deklaruar në dokumentet e para arritjes”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Pas harmonizimit të dokumentacionit, u krijua dyshime për deklarim të pasaktë dhe manipulim të dokumenteve. Pas verifikimit të mëtejshëm, u konstatuan dy dokumente me të njëjtin numër të kontratës së shit blerjes, por me vlera të ndryshme.

EkoHigjiena

Për rastin në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L 247.

“Dogana riafirmon përkushtimin e saj ndaj mbrojtjes së tregtisë së ndershme dhe parandalimit të praktikave jo ligjore në tregti, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.