DYLON

Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare
Avatar photo Redaksia

Sot, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle të detajuara të autobusëve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, njofton Dogana.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 63,400.00 euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.

Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore. Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar, njofton Dogana e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.