DYLON

Dogana e Kosovës zbulon 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara në Merdare

Dogana e Kosovës zbulon 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara në Merdare
Avatar photo Redaksia

Sot, më 04.10.2026, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, së bashku me oficerët doganorë dhe policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, kanë kryer kontrolle të detajuara në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë zbuluar 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

EkoHigjiena

Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro apo më shumë, ose vlerën ekuivalente në valutë të huaj, ka detyrim t’i deklarojë me shkrim pranë zyrtarëve doganorë, duke paraqitur shumën dhe burimin e tyre të verifikueshëm.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit”, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.