DYLON

Dogana e Kosovës zbulon 17 mijë euro të padeklaruara në Merdare

Dogana e Kosovës zbulon 17 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët Doganorë të Doganës së Kosovës, në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të një mauneje, kanë realizuar kontroll fizike të ngarkesës.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe mallrave, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një faturë që lidhej me një armë të ftohtë (pushkë), çka ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë.

EkoHigjiena

Bazuar në këto dyshime, zyrtarët doganorë kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit. Gjatë kontrollit të çantës personale janë gjetur dy kuti me municion, gjithsej 20 copë.

Rasti është proceduar më tej në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat përkatëse.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbulimin e çdo forme të kontrabandës dhe mallrave të ndaluara, duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për garantimin e sigurisë dhe respektimin e legjislacionit në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.