DYLON

Dogana e Kosovës zbulon 116 telefona mobilë të kontrabanduar gjatë një operacioni kontrolli

Dogana e Kosovës zbulon 116 telefona mobilë të kontrabanduar gjatë një operacioni kontrolli
Redaksia

Dogana e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, ka organizuar dhe realizuar një operacion kontrolli ndaj një biznesi që merret me tregtimin e telefonave mobilë.

Operacioni fillimisht është përqendruar në kontrollin e lokalit afarist, ndërsa më pas, bazuar në informacionet operative, kontrolli është zgjeruar edhe në një banesë në afërsi të biznesit, e cila shfrytëzohej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave mobilë të kontrabanduar.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 116 telefona mobilë të kontrabanduar, të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

Për të gjithë telefonat e zbuluar, personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mallrave, importimin e tyre përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse doganore.

Si rezultat i këtij operacioni, të gjithë telefonat mobilë janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Personi i dyshuar është intervistuar nga zyrtarët kompetentë dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, duke intensifikuar kontrollet e bazuara në informacione operative dhe analiza të rrezikut, thuhet në njoftimin e Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.