DYLON

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard € të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard € të hyra
Avatar photo Redaksia

“Dogana e Kosovës ka arritur të inkasojë deri më sot 1 miliard e 7 milionë € të hyra, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin inkasuar të hyra në lartësi prej 955 milionë €”, thuhet në njoftim të Doganës.

Ky sukses është rezultat i disa faktorëve kyç:

EkoHigjiena

• Performanca e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat;

• Përmbushja ligjore nga ana e komunitetit të biznesit;

• Rritja e efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimi i lehtësirave tregtare;

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti është aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave. Ky hap vjen pas shtetëzimit të plotë të terminaleve Doganore sipas vendimit te Kryeministrit, si dhe heqjes së pagesave për to—një sfidë kjo e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, e cila sfide vitin e kaluar u vlerësua si e tejkaluar. Rezultatet e para të këtij sistemi janë mjaft pozitive dhe janë mirëpritur lart nga komuniteti i tregtarëve.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj operative, thuhet në fund të njoftimit të Doganës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.