DYLON

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.

EkoHigjiena

Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës, njofton Dogana. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.