DYLON

Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në regjionin e Prishtinës

Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në regjionin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Sot, më datë 09.10.2025, në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në bazë të mandatit nga Kodi Doganor dhe i Akcizave të Republikës së Kosovës, kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist.

Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

EkoHigjiena

Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.