DYLON

Dogana e Kosovës sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë

Dogana e Kosovës sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontroll në një barnatore në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës. Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse.

EkoHigjiena

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm.

Njëkohësisht, Dogana e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme. Çdo informatë trajtohet me konfidencialitet të plotë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.