DYLON

Dogana e Kosovës pjesë e projektit i cili organizohet nga Komisioni Evropian

Dogana e Kosovës pjesë e projektit i cili organizohet nga Komisioni Evropian
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Doganës së Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të Projektit për Electronic Proof of Certificates (e-PoC), i cili organizohet nga Komisioni Evropian.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e projektit e-PoC për formalitetin EUR1 në kuadër të Konventës PEM, duke adresuar çështje kyçe që lidhen me zhvillimin legjislativ, modelimin e proceseve të biznesit, si dhe forcimin e sistemeve të bashkëpunimit administrativ dhe të licencimit elektronik në nivel të BE-së.

EkoHigjiena

Dogana e Kosoves kontribuon aktivisht, duke sjellë ekspertizë të konsoliduar në fushën e proceseve dhe digjitalizimit, në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe evropian në sektorin doganor.

Presim me interes vazhdimin e diskutimeve konstruktive, veçanërisht në drejtim të strukturimit të nën-grupeve të punës, ndarjes së përgjegjësive dhe zbatimit të ardhshëm të projektit në administratat pjesëmarrëse.

Shprehim mirënjohje të veçantë për Komisionin Evropian dhe ekipin e Programit të Doganave për organizimin dhe koordinimin e kësaj nisme të rëndësishme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.