Dogana e Kosovës për herë të parë nikoqire e punëtorisë ndërkombëtare për vlerësimin doganor
Në Prishtinë ka nisur punëtoria “ Strengthening Customs Valuation Capacity”, e organizuar në kuadër të Customs Programme. Ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD, Gjermanisë, Francës, Portugalisë, Finlandës, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, u uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe shprehu kënaqësinë që Kosova është nikoqire e këtij aktiviteti ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për shkëmbimin e përvojave, zbatimin e praktikave më të mira dhe forcimin e kapaciteteve profesionale.
Organizimi i kësaj punëtorie dëshmon forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe administratat doganore pjesëmarrëse në Customs Programme, si dhe përkushtimin e Doganës së Kosovës për avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përafrimin me standardet dhe praktikat e BE-së. /2LONLINE/
