DYLON

Dogana e Kosovës parandalon përpjekjet për kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar

Dogana e Kosovës parandalon përpjekjet për kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Prishtinë, 26 shtator 2025 – Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, janë identifikuar një sërë përpjekjesh për kontrabandë dhe mosdeklarim të mallrave dhe mjeteve monetare.

total janë evidentuar mbi 15 raste, ku udhëtarët kanë tentuar të fusin në territorin e Republikës së Kosovës mallra të ndryshme pa përmbushur detyrimet ligjore për deklarim.

EkoHigjiena

Ndër mallrat më të shpeshta përfshihen:

– Telefona të llojit iPhone 17 Pro Max, rreth 33 copë;

– Parfume origjinale të importuara pa deklarim përkatës;

– Pjesë të ndryshme për automjete, të padeklaruara;

– Mosdeklarim i mjeteve monetare mbi 10,000 €, ku 25% e shumës është konfiskuar në përputhje me dispozitat ligjore.

Vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara në këto raste tejkalon shumën prej 60,000 euro.

Dogana e Kosovës vazhdon zbatimin e kontrolleve të shtuara në aeroport, si ndaj udhëtarëve ashtu edhe ndaj mallrave të transportuara përmes kargos, me qëllim mbrojtjen e tregut dhe interesit ekonomik të vendit.

Ftojmë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë obligimet ligjore për deklarimin korrekt të mallrave dhe mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.