DYLON

Dogana e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Dogana e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush.

Gjatë kontrollit të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës, një automjet është përzgjedhur për kontroll doganor. Gjatë intervistimit nga zyrtarët doganorë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për deklarim.

EkoHigjiena

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë zbuluar 504 copë Barium Sulfate (Bariumsulfate) të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit.

Me këtë rast, është konstatuar se personi ka tentuar të fusë mallra në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa i paraqitur ato për kontroll dhe pa përmbushur detyrimet ligjore të deklarimit, duke kryer kundërvajtje doganore në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili obligon çdo person që fut mallra në territorin doganor të Republikës së Kosovës t’i paraqesë dhe t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.

Mallrat janë ndaluar dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj rastit do të zhvillohen procedurat e mëtejshme administrative dhe kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, si dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, Dogana do të vazhdojë të ndërmarrë masa të vendosura për parandalimin dhe goditjen e çdo forme të veprimtarisë së kundërligjshme në pikat kufitare dhe në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Doganës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.