DYLON

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandimin e një arme ajrore në Aeroport

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandimin e një arme ajrore në Aeroport
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kanë parandaluar futjen e një arme ajrore, e cila ishte e padeklaruar dhe e ndaluar për import.

Gjatë kontrollit të udhëtarëve, një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, që nënkupton se nuk kishte mall për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit.

EkoHigjiena

Nga imazhi i paraqitur në skaner, zyrtari doganor ka evidentuar dyshime lidhur me përmbajtjen e bagazhit, me ç’rast është kryer kontrolli fizik. Gjatë kontrollit është gjetur një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177, një (1) copë, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba, me qëllim të fshehjes së saj.

Arma është ndaluar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për procedim të mëtejmë, ndërsa ndaj udhëtarit do të zhvillohen procedurat përkatëse administrative dhe ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe në parandalimin e futjes së mallrave të ndaluara dhe të kontrabanduara, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet kompetente për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.