DYLON

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik të OBD-së në Bruksel

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik të OBD-së në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Bruksel 30 tetor, Delegacioni i Doganës së Kosovës mori pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik (PTC) të mbajtura në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD) në Bruksel.

Takimet u hapën me fjalën hyrëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit, bashkëpunimit dhe modernizimit në fushën doganore.

EkoHigjiena

Gjatë sesioneve u diskutuan tema me rëndësi globale si: Smart Customs, E-Commerce, Dogana e Gjelbër, Marrëveshjet e Lehtësimit të Tregtisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i kufijve.

Doganat e Kosovës dhanë kontributin e tyre aktiv në diskutime dhe mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta për inovacion, transformim digjital dhe bashkëpunim ndërkombëtar doganor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.